Te Guret e Gjate

Legjenda thote se ne vendin e quajtur te Guret e Gajte qe gjendet ndermjet katundeve Berçec, Gare dhe RAinc, dikur ishin pas takuar dy pale krushq. Ne çastin e takimit, as njera pal krushq nuk e paska liruar udhen. Secila ishte perpjekur qe pales tjeter tia imponoj lirimin e udhes. Per kete shkak, gjakrat nxehen aq shum, saq fillon kacafytja mes tyre, duke perdorur qdo lloj arme qe kishin me vete, dhe nuk ndalet derisa te gjith krushqit vriten. Thuhet se edhe kuajt, si dhe kiet qe kan terhequr qerret e nuseve jan vrar, dhe se ka mbetur vetem shtaga e bajrakut mbi zgjedh.

Gojedhena thot se kete ngjargje tragjike te tmerrshme, e simbolizojn disa forma dhe dukuri. Thuhet se qysh nga kjo gjakderdhjeje e llahtarshme, ka mbetur nje lis ne form te rrumbullaket, i cili as nuk rrietet, as nuk thahet e qe simbolizon bajrakun e qerres se nuses nga koha e gjemes se madhe.

Per kete shkak, populli vendes kete lis e quan te shenjte dhe nuk e pret. Po ashtu, ketu guret e kan marr formen e qerres se dasmes. Thuhet se edeh staga qe eshte perdorur per grahjen e qeve, mbas tragjedis ka futur rrenje ne tok dhe eshte rritur.

Vendi te Guret e Gjate qysh nga koha e tragjedis, perben vend te shenjte. Dikur qdo te diele ketu kan ardhur katundaret e Berçecit, Gares dhe Rainces, te cilen e kan vene veshin ne faqet e gureve, ku kan degjuar muzik dasme.