Qka pa Halla qe u frikesua qa shume?

Gojedhena thot se dikur nje hall e vetmuar nga katundi Bukoc, mbasmesnates kishte degjuar muzike diku afer katunit. Iu kishte ngjallur ndjenje deshire e madhe per ta pare at muzik e hare. Kur kishte dal nga oborri, kishte pare se te Prroni i Canit qe shtrihet jo larg katundit, ne veriperendim, po zhvillohej nje dasme shum e madhe qe po vinte drejt katundit. Kur ishin afruar dasmoret, halla kishte verejtur se ajo nuk ishte dasme e njerezve. Ne ate çast, ishte frikesuar shum dhe nga tmerri i madh, shpejt e shpejt prapakthehet ne shtepi. Ia ve shulin deres e perplaset ne shrum (shtrum: vend i pergatitur per fjetje)  dhe kembe e krye i mbulon me jorgan. Diten e neserme, halla nuk kishte dal nga shtepia. Dikur mbasdreke, fqinjet merakosen se ç`u be me hallen?

Shkojn te dera e saj, ku e therrasin:

- Oj Loke a je mire?

- Po, ketu jam. E kush jeni ju?  Kishte pyetur halla

- Na jemi komshinjte. Iu kishin pergjigjur fqinjet

- A ka dasme ne katun? kishte pyetur halla

Kur e ksihin bindur se s`kishte kurrfare dasme ne katund, halla ia kishte hequr shulin deres dhe e kishte hapur ngadale e me vemendje. Kur fqinjet e kishin pyetur se çka kishte ndodhur, halla kishte pas thene: O, Allah kurr ma mos me çit para syve qasi mahluke (krijes) veq me i pa, tybe po te trenojshin.