Qka ishte ajo TESH qe i ndoqi Katundaret?

Nga vet prejetuesit, mesohet se ne vitet e gjashtedjeta te shek XX-te dy fqinje, Gani Dauti e Destan Bajrami, nga lagja Toplane (katundi Stançiq), kishin shkuar ne mal per te prer dru. Ne mal ishin vonuar, ku i kishte zene nata. Atekoh, ishin nisur per ne katund. Kur kishin dal nga mali, ishin ndalur ne nje livadh qe quhet te Livadhi, per te pushuar. Aty ishin ulur dhe kishin kall nga nje cigare. Ne ate çast shohin nje TESH (krijes, fantazme) krejt te bardh, te tmerrshme, e cila me shpejtesi kishte levizur drejt tyre. Te tmerruar nga kjo dukuri, aty per aty kishin filluar te ikin drejt katundit. Por, edhe ajo TESHA e bardh kishte vrapuar per ti zene keta. Ajo katundareve iu kishte afruar shum dhe kishte tentuar tiu dalin perpara. TESHA e bardh, kishte ndryshuar madhesin, ishte zgjytur deri ne 4-5 metra. Te frikesuar tej mase, per te ikur sa me shpejt, Ganiu e Destani, i kishin hedhur batkat (kepuc). TESHA e bardh, keta dy katundare i kishte ndjekur me shum se 150 metra, deri ne hyrje ne lagjen Toplan te katundit Stançiq, kur ishte zhdukur.