Guri dhe Ari

Ne rrafshin e lagjes Ukemehmetaj (katundi Depce) qe shtrihet ne verilindje kah lagja Dervishaj, gjendet nje gur i madh i vetmuar.

Nga brezi ne brez eshte percjell gojedhena se rreze ketij guri ka ar te fshehur nentok. Nje her, disa katundare kishin provuar ta nxjerrin kete ar. Mirepo, porsa kishin filluar te gropojn, papritmas, pernjeher ishin grumublluar ret dhe kishte shkepur vetetima, e cila disa her e qellon gurin dhe vendin perreth tij. Katundaret te frikesuar, me shpejtesi te madhe kishin ikur nga aty.

Flitet se qysh nga ajo ngjarje, ska njeri qe guxon te gropoj rreze ketij guri

Guri i Halles

Nje gur qe nga vendesit njihet me emrin Guri i Halles gjendet buze shtratit te Lumit te Depces. Aty afer gurit gjendet nje pus i thell.

Gojedhena thot se dikur nje hall ( hall: grua plake, e moçme), duke udhetuar me te rene e vet, ishte ndaluar mu te ky gur per te pushuar. Ne nje çast, e reja e vet shtyn dhe e rrezon hallen ne pus. ku e mbyt.

Mbas kesaj ngjarjeje, shpeshher, te ky pus eshte par nje hall si hije.

Nga kjo ngjarje, ky gur nga vendesit njihet me emrin Guri i Halles

Guri i Qumshtit

Afer Keshtjelles se Progragjes gjendet nje gur i madh, i cili nga vendesit njihet me emrin Guri i Qumshtit.

Legjenda thot se nje grua eshte lindur ne nje shpell ne bregun e Moraves se Binçes, por vendin ku gjendet ajo shpell legjendaret askush ska mundur ta gjej.

Ajo grua kishte qen roberesh e Keshtjelles se Progragjes. Kur nje her kishte dal nga shpella per te marr uj ne Guven, ate grua misterioze njerezit vendas rastesisht e kishin plagosur. Nga ajo ngjarje, ne vendin e plagosjes uji i asaj gruaje eshte kthyer ne qumsht.

Pogragjasit, si dhe banoret tjer vendes, nga tradia, naten e shen gjergjit shkojn te guri i qumshtit.

Njerezit e gervishtin kete gur dhe me gervishtjen e tij, del qumsht.