Gjarpri i Shen Gjergjit

Legjenda thot se ne Keshtjellen e Presheves gjendet nje bunar shum i thell, por i thar, pa uj.

Ne fund te pusit, mbi ar shtrihet rrotull nje gjarper shum i gjat. Ky gjarper, vetem nje her ne motmot del nga pusi. Kjo ndodh Diten e Shen Gjergjit. Pak para agimit, gjarpri ngjitet ngadal neper muret e pusit te erret, e kur i kapercen muret rrethuese te keshtjelles, gjarperon shpejt teposht kah Prroi i Vales. Bishti i mbetet ne Keshtjell, kurse koka pi uj ne Perroin e Vales. Mbasi ngopet e uj, ngjithet ne keshtjell dhe me ne fund, zbret ne fund te pusit, ku shtrihet rrotull mbi ar. Kur edhe bishti i futet ne pus, ateher lind dielli