Engjelli ne Shoshajen e Eperme

Katundari nga Shoshaja e Eperme, Islam Mehmeti, qe sot ka 85 vjet dhe eshte shum i shendosh, rrefen se qka i kishte ndodhur ne vitet e tridhjeta te shek XX-te.

Islam Mehmeti, ne moshen 13 vjeçe kishte qen duke i ruajtur lopte se bashku me bashkekatundarin, Sylejman Idrizin 15 vjeç, ne kodren permbi katund, ne vendin Roga e Madhe qe shtrihet 500 m ne lindje te katundit. Kishte qen koha e drekes dhe bashk me Sylejmanin i kishin çuar lopet te nje pus per te pire uj. Papritur, nga rrezet e diellit, Islamit i del 1 meter perpara nje si njeri krejt ne rroba te bardha, i cili e kishte pyetur per ujerat. Islami, kishte filluar tì tregoj ujerat, kur derisa ky e kishte kthyer koken mbrapsht per ti treguar me dor nje krua, ne ate çast, pernjeher, ai njeri zhduket. Me engellin ka folur vetem Islami, kurse shoku i tij, Sylejmani, nuk e ka verejtur fare.

Nga Shoshaja e Eperme, engjelli paska fluturuar ne lindje per katundin Bushtran qe gjendet ne skajin lindor te Fushes se Presheves, ne nje largesi prej 8 kilometrash. Ne Bushtran, ka bredhur neper katund dhe, katundaret nga frika ngjarjen e kishin paraqitur ne polici. Por, kur kishte mberritur policia, engjelli ishte zhdukur dhe ata (policia) asgje skishin verejtur.