Dreqi ne Mulli

Ne pjesen e perme te lugines se Lumit te Stanecit, gjendet nje mulli qe quhet Mullini i Limanit.

Simbas gojedhenes, ne Mullinin e Limanit, disa her ka ndodhur te jet degjuar nje britme e tmerrshme qe i ngjan vajit te foshnjes: Vaoo, vaoo, vaoo.... Nje rast e kan rrefyer dy kantundare, te cilet kishin bujtur ne mulli per te bluar. Dikur mbasmesnates, kishte filluar ajo britma e trishtueshme: Vaoo, vaoo, vaoo ... Ketyre u duket se ajo britme vinte diku nga rrota e poshtme e mullirit. Per kete shkak, vendosin te veshtrojn te rrota qe i bie uji nga cifundi i lugut. Kur zbresin posht me fener, ateher britma e trishtueshme del lart, aty ku bluhet drithi. Kur ngjitet lart, britma zbret posht. Ateher, nga fria te shastrisur, me shpejtesi te madhe ikin per ne katund, ne lagjen Qendrore.