Dhempiri dhe Gruaja Fisnike

Simbas gojedhenes, me pare ne lagjen Zymeraj te katundit Kurbali, kishte jetuar familja e Idrizit te Halitit. Shtepia e tij kishte qen e vetmuar, larg lagjes afro 400 metra.

Nje dite, Idrizi kishte vdekur, keshtu qe gruaja e tij kishte mbetur me disa femij te vegjel. Menjeher mbas vdekjes se Idrizit, ne shtepin e tij gjat nates ishte pas paraqitur nje hije, dhempir. Dhempiri, gjat nates kishte pas bere zullum ne shtepin perdhese, gjysma e se ciles kishte perdorur per ndej e fjetrje, kurse gjysma tjeter per kafshat. Dhempiri, gjith naten kishte levizur neper shtepi, i kishte pas zgjidhur kafshet nga grazhdi, i kishte pas perplasur enet etj. Gruaja e Idrizit me femijet kishin pas ra ne hall, sepse per qdo nat ua kishte nxjerr gjumin zhurma dhe tollovia ne shtepi. Gruaja trimeresh e fisnike, dhempirin e kishte pas marr me te mir, duke i folur e lutur qe te largohet e ti le rahat per hater te famijeve...., derisa e kishte pas bindur qe te largohet. Mirpo, dhempiri kishte pas vazhduar te peraqitet per qdo nate. Keshtu qe per shkak te kesaj dukurie te pakendshme e te tmerrshme, katundaret gruajen e Idrizit bashk me femijet e saj, i kishin vendosur ne brendesi te lagjes. Idrizi u qu dhempir, kishin pas thene katundaret.

Dhempiri ne shtepi

Gojedhena thote se njeher ne katundin Buhiç kishte vdekur nje plake. Dy jav rresht mbas vdekjes, ne shtepin e saj ishte paraqitur nje dhempir. Koh mas kohe, nje hije ishte endur neper shtepi, duke i bere disa veprime, si : kishte ndezur zjarrin ne oxhak, kishte situr miellin ne maxhe, kishte fshir me fshes etj. Njerezit e shtepis jan stepur e llahtarisur kur kan pare keto veprime e s`kan mundur te verejn se kush po i bene ato. Por, kjo ngjarje nuk ka zgjatur shume, vetem disa minuta. Kulmi i trishtimit mbrrihet kur ajo hije, shtepianikut ia hjek kapuçin nga koka. Ne ate çast, shtepianiku bertet: Aaaaajt.... çohet nga vendi ku ishte ulur dhe me njerzit e shtepis zhvendoset te fqinjet. Mbas dy javesh dhempiri nuk ishte paraqitur me.

Katundaret, kishin the se dhempirin e kan henger qente e katundit qe kan nga kater sy ( simbas besimit, vetem qent qe kan nga kater sy mund ta shohin te padukshmen per njeriun, siç eshte dhempiri) Gjithashtu, kishin pas thene se ato veprime i ka bere hija e plakes se vdekur, e cila eshte çuar dhempir.