Asllan Reka dhe Dasma e madhe ne kulm te nates

Simbas gojedhenes, katundarit, Asllan Reka, nga Kurbalia (ish-Kerbliq), nje her ne kulm te nates ia kishte nxjerre gjumin zhurma sikur nga nje dasme e madhe qe behej ne udhe, jo larg shtepis se tij. Ate e perfshin n je ndjenj e madhe gezimi e hareje dhe vendos te dal e ti bashkohet asaj dasme. Kur kishte dal ne udh, kishte pare nje dasme te madhe qe po zhvillohej me tupan, surle, dajre e me kenge e valle. Aty sheh edhe nje kale, mbi te cilin ishte nje nuse shum e bukur. Por, kur mbrrin shum afer dasmes, me qellim qe te ngjitet ne valle, ai sheh se dasmoret nuk ishin njerze dhe se ajo dasme nuk ishte e njerezve. Ne ate çast, Asllan Reka, frikesohet shum dhe nga aty largohet me shpejtesi te madhe e futet ne shtepin e Mixhes Hasim, ku nga tronditja shpirterore i kishte rene te fiket.