Hi-Tech

Samsung prodhon tastierë për PC me germa shqip

Samsung prodhon tastierë për PC me germa shqip

Firma e njohur jug-koreane Samsung ka prodhuar tastierë me të gjitha germat e gjuhës shqipe, përfshirë edhe ato 'ë' dhe 'ç', të cilat shpesh është dashur të përdoren me anë të ndihmës së alt+135 dhe alt+137 apo me shenja të tjera të tastierës, që pastaj është dashur të zëvendësohen me replace.

Tastiera shqip, sipas standardit të Microsoft-it, nuk dihet nëse ka mbërritur edhe në ndonjë nga dyqanet në Prishtinë, por mediet tiranase informojnë se atje kanë mbërritur në dyqanin Optimal në Tiranë dhe se çmimit i një tastiere të tillë kushton 8 euro.

A është ky iPhone 5?

A është ky iPhone 5?

Reuters para disa ditësht kishte shkruar se iPhone 5 do të paraqitet në shtator, kurse tani është publikuar edhe dizajni i mundshëm i tij.

Autori i këtij lajmi është ish kryeredaktori i web portalit "Engadget' Josua Topolski, i cili në Blog-un e tij ka publikuar anën vizuele të iPhone 5, të cillën e ka krijuar sipas burimeve të tij në bazë të skicave që ka arritur ti sigurojë.

Topolski pohon se iPhone 5 do të ketë pamje krejt ndryshe nga ai tani, do të jetë më i hollë, dhe pamje të ngjajshme me Macbook air dhe do të ketë ekran 3.7 inch.

Autobusi më i shpjetë në botë!

Ky mjet ka gjatësinë e një autobusi normal dhe lartësinë e një makine. Portat janë 16 dhe shumë sportive.

Ky autobus ka gjithsej 23 vende dhe mund të arrijë shpejtësinë 250 km/h.

Përsa i përket komoditetit të pasagjerëve, autobusi përmban ekrane plazma, MP3 dhe lidhje wireless.

Nuk dihet ende çmimi i biletës për një udhëtim me këtë autobus.

HTC Flyer në Evropë vjen me 9 maj

HTC Flyer në Evropë vjen me 9 maj

Kompania HTC ka njoftuar zyrtarisht se tableti i saj Flyer në shitoret e Evropës do të paraqitet me 9 maj. Për këtë tablet nuk do të jetë e mundur të instalohet sistemi Honeycomb Android 3.0, mirëpo më vonë do të mund të bëhet update.

HTC Flyer ka procesor me takt punues 1.5 GHz, ekran me madhësi prej 7 inch. Mund të porositet në Amazon dhe të rezervohet në parashitje me një çmim prej 670 euro. /presheva.com/

Kujdes nga mashtrimet e fundit në Facebook

 

Kujdes nga mashtrimet e fundit në Facebook
Adhuruesit e filmit “Twilight” janë duke rënë pre e mashtrimeve në kuadër të rrjetit social Facebook, dhe si rezultat i kësaj llogaritë e tyre po përfundojnë në duart e keqbërësve të cilët po i shfrytëzojnë ato për të shpërndarë edhe më tej dëmin e tyre.

Përditësimet në Facebook janë duke qarkulluar në një formë të promovimeve të një loje që prezantohet si një titull i ardhshëm i kësaj serie të filmave, “Twilight Breaking Dawn”. Sipas një postimi në blogun e Sophos kur përdoruesit klikojnë një link që i dërgon ata në një vend të ngjashëm me një “Facebook Page” që ka një buton “luaj tani”, përdoruesit bien pre e mashtrimit qysh në momentin kur klikojnë atë link që më pas menjëherë shpërndahet në llogarinë e tyre.

Por nuk përfundon me kaq. Pas kësaj hapet një kuti që kërkon leje për aplikacionin e dorës së tretë për tu qasur në llogarinë e viktimës në Facebook dhe për të postuar mesazhe dhe fotografi. Sophos ka thënë se viktima më pas kërkohet që të plotësojë një anketë për të “verifikuar” llogarinë e tyre. Mashtruesi bënë para me secilën anketë të plotësuar.

Facebook ende nuk ka konfirmuar sesi ka arritur që të vie deri tek kjo shkallë e sulmeve që është përhapur edhe tek përdoruesit në Kosovë e Shqipëri, megjithatë është thënë se po vëzhgohet problemi për së afërmi dhe po tentohet që të bllokohen mashtruesit dhe të shpëtohen përdoruesit e prekur.

Në faqen e saj të sigurisë në Facebook, rekomandohet që të mos klikohet në lidhje të dyshimta, edhe nëse ato janë prej miqve, pastaj të mos pranohen kërkesa prej palëve të panjohura, të raportoni spam në momentin që e shihni, etj.

Të njëjtën gjë ju rekomandojmë edhe ne për një spam që është shpërndarë së fundi në Facebook, që po e shoh edhe në mesin e miqve të mijë, që pretendon se kinse ju ofron mundësi për të parë se kush ka shikuar profilin tuaj, e megjithatë të gjithë e dini se Facebook nuk ofron diçka të tillë dhe as që do ta ofrojë, prandaj mos klikoni ato fotografi e ato linqe të dyshimta që vijnë edhe prej miqve tuaj, por lajmëroni menjëherë si spam.

LG Cinema 3D TV

LG Cinema 3D TV /video/

Kompania LG (Life's Good) ka lansuar në treg TV e saj më të ri Cinema 3D të bazuar në teknologjinë pasive tredimenzionale e cila eliminon të gjitha mangësitë e 3D televizorave të tanishëm: dridhje të fotografisë, lodhje dhe marramendje gjatë shikimit.

Cinema 3D TV përdor teknologjinë FPR (Film Patterned Retarder) të patentuar nga kompania LG e cila prodhon fotografi me kualitet të lartë dhe jep ndjenjë të shikimit të filmit si në kinema.

FPR ndan fotografinë në disa më të vogla, ku secila prej tyre i dedikohet syrit të majtë apo të djathtë. Pas kësaj, këto fotografi filtrohen në 3D syza të lehta që prodhojnë 3D fotografi fantastike.

Facebook, mënyra më e mirë për të humbur kohën

Facebook, mënyra më e mirë për të humbur kohën

Rrjeti social “Facebook” u vlerësua me çmimin “Mënyra më e mirë për të humbur kohën”, në natën e ndarjes së çmimeve “Appy” që u mbajt të hënën në mbrëmje në Londër.

Ky trofe është marrë nga vetë themeluesi I këtij rrjeti, Mark Zuckerberg që u shpreh shumë i kënaqur për këtë vlerësim. Ndërkohë çmimin “kursyesi i kohës” e fitoi “Google Maps”, shërbimi që të tregon vendodhjen tënde por të tregon edhe hartën e rrugës.

Sa i përket çmimeve të tjera, portali “Sky Sports News” u vlerësua agjensia më e mirë e lajmeve sportive, “Adobe Photoshop” si programi i fotografisë më të mirë, “Skype” mori çmimin “Mënyra më e mirë për të kursyer paratë”, “Amazon” fitoi çmimin “Mënyra më e mirë e jetesës”, ndërsa “Angry Birds” u vlerësua me çmimin “Loja më e mirë”.

Çmimet “Appy” janë vlerësimet që shpërndahen në bazë të opsioneve më të mira që ofrojnë programet kompiuterike. Ato janë dhënë pas votimit të 30 mijë përdoruesve në të gjithë botën.

iPhone 5 në qershor me kamerë 8 megapiksela?

iPhone 5 në qershor me kamerë 8 megapiksela?

Sipas faqes Koreane, ETNews e cila thotë se po citon burime nga industria, thuhet se iPhone 5 do të paralajmërohet gjatë muajit qershor, në një ngjarje në të cilën do të prezantohet nga drejtori i përgjithshëm i Apple, Steve Jobs.

iPhone 5 do të posedojë kamerë me 8MP, e cila do të ofrojë edhe mundësinë e incizimit të videos në Full HD 1080p, si dhe procesorin e gjeneratës së re, A5, i cili është pjesë e tabletit të ri të Apple, iPad 2.

Top Antivirusat e 2011

 

Gjat vitit 2011 sipas statistikave te teknologjise mborjtese te paisjeve elektronike qe perdoren ne boten e ashtuquajtur informatike paraqet top 10 antivirus-at e vitit 2011

Sipas statistikav me te reja te kompanive qe merren me teknologjin e informacionit si dhe programimin e tyre top 10 antivirus-at e vitit 2011 llogariten te jene:

• BitDefender
• Kaspersky Antivirus
• Webroot Antivirus
• Norton AntiVirus
• Eset nod32
• AVG AntiVirus
• G DATA Antivirus
• Avira Antivir
• Vipre Antivirus
• Trend Microt titanium

Te gjithe keta Antivirusa jan te licensuara dhe per te funksionur duhet legalisht te shkarkohen permes pagese se parapar.

Në shtije laptopi i ri i Samsung

Në Shtetet e Bashkuara, Samsung ka filluar me shitjen e versionit 11.6 inçësh të laptopit të serisë 9.

Ky kompjuter në treg i konkurron versionit MacBook Air, ndërsa ka shtëpizë prej alumini dhe dimension mjaft kompakt.

Kompania Samsung në ‘9 Series’ ka vendosur procesor të Intel, Core i3 380UM dhe grafikë të integruar Intel HD 3000, memorie pune prej 2 GB dhe SSD prej 64 GB.

Laptopi ka edhe ndriçim në prapavijë të tastierës, tre konektorë USB, Ethernet gigabitësh dhe autonomi pune të baterisë prej shtatë orësh.

Çmimi fillestar në tregun amerikan është 1.200 dollarë.

Transcend Class 10 microSDHC

 

Transcend Class 10 microSDHC

Kompania Transcend ka prezantuar kartelën më të re të saj me shpejtësi Class 10. Kjo kartelë microSDHC ka një madhësi kompakte, shpejtësi shumë të madhe transferimi dhe kapacitet të madh prej 16GB. Kjo kartelë e re microSDHC është dedikuar për high-end aparatet mobile sic janë smartphone, kamerat e reja digjitjale si dhe shumë tablet pc.

Transcend Class 10 microSDHC kartelat e memorisë kanë madhësi sa 1/10 e kartelave SDHC.

Edhe pse ka dimenzione shumë të vogla, ka perfomansa të shkëlqyera dhe jep shpejtsi maksimale transferimi deri 20 MB/s në aparatet që përkrahin SD 3.0 standardet.

Kjo kartelë e re vjen me adapter cka rrit edhe përdorshmërinë në shumë aparate tjera të ndryshme.

Nikon D5100 në treg para prezantimit zyrtar

 

Nikon D5100 në treg para prezantimit zyrtar

Modeli i shumëpërfoluar D5100 nga kompania Nikon ka filluar të shitet dhe të porositet para prezantimit të saj zyrtar. Disa kompani në Kanadë tashmë kanë filluar shitjen e saj,edhe pse prezantimi zyrtar ka qenë me 4 prill, mirëpo blerësit dhe adhuruesit e këtij aparati DSRL kanë mundësinë ta blejnë më herët.
Se cfarë ofron modeli D5100 tani dihet shumë pak. Ka ekran rrotullues LCD i cili për herë të parë është paraqitur tek modeli D5000.

Ky pasardhës i modelit D5000 me siguri dotë ketë senzor më të mirë në raport me atë 14 MP që posedon modeli D3100 dhe ka mundësi të incizojë video 1080p.

250 milionë njerëz e përdorin Facebook-un në mobil

250 milionë njerëz e përdorin Facebook-un në mobil

Numërohen rreth 250 milionë persona që përdorin Facebook mobile, nga pajisjet e ndryshme mobile. E thënë ndryshe, 2 nga 5 persona e përdorin facebook përmes pajisjeve mobile. Facebook ka paralajmëruar për sot një faqe web të posaçërisht për këtë, në të cilën përdoruesit mund të logohen nga të gjitha modelet e telefonave mobil që ekzistojnë sot.

Sipas analistëve thuhet se hedhja e kësaj faqe të re më të unifikuar është duke lindur, vetëm pas përvetësimit të shërbimit Snaptu, të cilën Facebook e ka bërë së fundmi

HTC EVO 3D arrin edhe në Evropë

HTC EVO 3D arrin edhe në Evropë /video/

Modeli nga HTC i cili është paralajmëruar si telefoni më i fuqishëm, i cili do të jetë ofertë e operatorit mobil në Amerikë "Sprint" do të shitet edhe në Evropë.
Siç ka njohtuar "Engadget", në Francë do të arrijë së shpejti, mirëpo ndonjë datë të caktuar ende nuk është dhënë.

EVO 3D ka ekran 4.3 inch dhe reprodukon fotografi 3D pa patur nevojë për syze speciale, procesor me dy bërthama 1.2 GHz, me 1 GB RAM dhe mundësi të inçizimit video 3D me rezolucion 720p dhe 1080p.

Personifikohet numri i telefonit mobil - ju mund ta ndrroni operaterin dhe ta ruani numrin

Personifikohet numri i telefonit mobil - ju mund ta ndrroni operaterin dhe ta ruani numrin

Të gjithë ata që përdorin telefon mobil nga 1 qershori mund të nërrojnë operatorin e telefonisë mobile dhe të ruajnë numrin e tyre.
Si për shembull, nëse jeni përdorues i kompanisë Telenor, ju mund ta ndërroni kompaninë dhe të ruani numrin tuaj, psh të kaloni me 063 në rrjetin VIP ose mts. Ky shërbim do të kushtojë 200 dinarë.

Facebook prezanton Facebook Questions

Facebook prezanton Facebook Questions
Facebook ka paraqitur për përdoruesit e saj një veçori të re që quhet Facebook Questions, e cila në fakt mund të aktivizohet menjëherë duke vizituar pjesën facebook.com/questions.

Përdoruesit e Facebook të cilët dëshirojnë të bëjnë një pyetje, tani mund ta bëjnë këtë gjë në një formë të thjeshtë sikurse të vendosnin një foto, link apo video, ndërsa pasi ta bëjnë pyetjen, miqtë mund të përgjigjen apo të votojnë.

Funksioni i pyetjeve duket se kësaj radhe do të ketë një funksionim më të mirë dhe disa veçori shtesë në krahasim me të kaluarën, siç është opsioni Poll, e në anën tjetër është edhe një veçori shtesë që mundëson edhe krijimin e pyetjeve në atë formë që mund të përgjigjen shumë njerëz dhe t’ju sjellin një pasqyrë të rezultateve në formë sondazhi. 

Ideja prapa Facebook Quesitons qëndron mbi atë se ka përdorues të cilët bëjnë pyetje në statuset e tyre dhe kërkojnë përgjoje, e me këtë veçori shtesë ata do të përfitojnë një bashkëveprim më të madh me miqtë e tyre dhe do të shohin edhe një pasqyrë në formë sondazhi se çfarë po thonë ata. 

Miqtë e mijë në Facebook veçse kanë filluar të krijojnë sondazhe si Kush do të fitojë Champions-League, Cilin program përdorni për editim të fotografive, Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë, etj.

Facebook shuan profilet e fëmijëve

Facebook shuan profilet e fëmijëve

Rrjeti social Facebook çdo ditë shuan nga 20.000 profile në web faqen e saj pasi janë të vlersuar shumë të rinj për kyçje në këtë rrjet, ka njohtuar sot "Daily Telegraph".

Rrjeti më i madh social sipas udhëheqvsit të saj Mozel Tompson i cili është i angazhuar për privatësinë e përdoruesve dhe mekanizmin e zbulimit të fëmijëve që "gënjejnë" për vjtet.

Facebook lejon hapje të profilit më të vjetër se 13 vjet.

Youtube përmirëson kualitetin e videove

 
Youtube përmirëson kualitetin e videove

YouTube, ka njoftuar në blogun zyrtar se e ka blerë kompaninë e softuerit irlandez Green Parrot Pictures. Green Parrot është themeluar në vitin 2004 në Dublin,e cila përmirëson kualitetetin e videoxhirimeve.

Teknologjia e kompanisë irlandeze është shfrytëzuar në disa hite të mëdha filmike, siç janë “Spider-Man”, “Lord of the Rings” etj., ndërsa përmes saj, YouTube planifikon të përmirësojë cilësinë e videove në faqen e vet.